Libri
Duke i ngjasuar një përmbledhjeje tregimesh të shkurta, libri për ekspozitën Dhëmbë të Fortë ndalet në tema të kohës sonë si sovraniteti, migrimi, vonesa, të folurit dhe heshtja, qëndrueshmëria dhe pesha e rrëfimit përballë vështirësive bashkëkohore. Dhëmbët këtu shndërrohen në struktura që mbajnë ide, reflektime, kritika historike dhe fuqi imagjinative.
Një cikël tekstesh të reja nga Magalí Arriola, Justin Beal, Hana Halilaj dhe Ana Janevski plotësohen me ribotime nga Migjeni, Vjosa Musliu dhe Damir Pilić, që i shtojnë librit nuancë rajonale dhe ndjesi gëzimi. Përmbledhja kuratoriale e José Esparza Chong Cuy përshkon librin, duke përmbledhur temat e trajtuara në veprën e Milazimit dhe duke prezantuar shkurtimisht secilin tekst të ri, ndërsa një ribotim nga Valeria Luiselli (The History of My Teeth) lidh anekdotën e dhëmbit me letërsinë, pushtetin dhe ekonominë. Një fragment nga vizita e Hans Ulrich Obrist në studion e artistit hap një dimension të ri mbi shtëpinë dhe lëvizjen. Së fundi, segmente nga piktura monumentale e peizazhit të Milazimit e ritmizojnë botimin, duke kulmuar në një panoramë të plotë.
Libri është dizajnuar nga Bardhi Haliti dhe botuar nga Sternberg Press.